Grusht shteti me aplikacion

E publikuar: 19/10/2016 03:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjykatë në Stamboll ka konfirmuar arrestimin e 61 policëve, të ndaluar në ditët e fundit nën akuzës e lidhjes me rrjetin puçist të klerikut Fethullah Gulen.

Agjentët akuzohen se kanë përdorur ByLock, një aplikacion për shkëmbimin e mesazheve përmes telefonëve “smart”, si instrument për të këmbyer informacione të kriptuara lidhur me grushtin e shtetit.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Anadolu”, që nënvizon se numri i policëve të burgosur për përdorimin e ByLock është ngjitur në 160, mes të cilëve dhjetëra oficerë.

/ Top Channel