Grupi për Legalizim: Mund të aplikojnë për t’i legalizuar ndërtimet pa leje

E publikuar: 06/05/2020 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht rrethanave të pandemisë, sektori publik në Kosovë, Grupi Koordinues për Legalizimin po vazhdon punën duke pranuar dhe trajtuar aplikacionet për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Po ashtu, Grupi për Legalizimin po përpiqet t’i adresojë pyetjet dhe t’i ndihmojë komunat të zbatojnë procesin e legalizimit.

Bashkëpunimi i fortë midis autoriteteve qendrore dhe lokale vazhdon të zgjidhë çështjet e hasura dhe mundëson që legalizimi komunal të lëvizë me sukses në mënyrë që qytetarët t’i regjistrojnë ndërtesat e tyre në Kadastër dhe në Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme.

Shërbimet publike janë duke punuar, andaj qytetarët mund të aplikojnë për legalizimin e ndërtimit të tyre.