Grupi i hakerave OurMine “hakon” Wikileaks

E publikuar: 19/09/2017 02:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Wikileaks u përball me një sulm kibernetik ditën e Enjte kur grupi i hakerave nga Arabia Saudite, OurMine, morën nën kontroll uebsajtin e organizatës.

Sulmi ridrejtonte vizitorët e WikiLeaks.org në një faqe të krijuar nga OurMine ku thuhej se sulmi ishte si kundërpërgjigje ndaj kërcënimit të organizatës ndaj tyre.

Ndërsa ky hakim mund të ketë “poshtëruar” WikiLeaks një entitet i cili krenohen me kompetencën teknike, sulmi duket të ketë qenë një punë e lehtë për grupin.

Grupi u bazua në “DNS Poisoning” dhe në vend që të shënjestronin WikiLeaks drejtpërsëdrejti, ata manipuluan serverat DNS. Për një kohë të caktuar serverat DNS u tregonin shfletuesve se wikileaks.org lokalizohej në një server të kontrolluar nga OurMine.

Gjasat që serverat e WikiLeaks të jenë hakuar janë të pakta.

Vitin e kaluar OurMine hakoi llogarinë e shefit ekzekutiv të Twitter Jack Dorsey si dhe llogarinë Quora e CEO së Google Sundar Pichai.

Grupi është përgjegjës për sulme ndaj disa uebsajteve si Variety dhe BuzzFeed. /PCWorld Albanian