Grupet punuese të VV-së dhe LDK-së takohen në orën 13:00

E publikuar: 18/10/2019 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupet punese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të takohen sot në zyrat e LDK-së për të vazhduar bisedimet rreth harmonizimit të programeve qeverisëse.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së.

Ai ka bërë me dije se takimi mbahet në orën 13:00.

Ky takim ishte paraparë të mbahej në orën 11:00.

Vetëvendosje në këtë grup punues përfaqësohet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca, kurse LDK ka përzgjedhur anëtarët e kryesisë Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.