Grumbullimi i më se 10 mijë gjelave të detit, me ndihmën e dy qenve kujdestarë (Video)

E publikuar: 04/12/2018 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Steve Childerhouse ka gjetur një mënyrë të pazakontë, që t’i grumbullojë gjelat e detit në këtë kohë të fundvitit, kur kërkesa për to është shumë e madhe.

Për të mbledhur shpezët e shpërndara nëpër fermën e tij që ndodhet në Norfolk të Anglisë, këtë obligim ia besoi dy qenve të tij kujdestarë Pip dhe Tilly, që zakonisht merren me ruajtjen e deleve, transmeton Telegrafi.

Pamjet nga droni, treguan se si ata iu shkuan dhe lehnin ndaj tyre, duke arritur t’i grumbullojnë më se 10 mijë gjela deti, për rreth 45 minuta.

Qentë që kanë nga katër vjet, janë trajnuar për një kohë, për këtë punë specifike dhe sikur të mos i kishte, nuk do të mund të kontrollonte tufën në këtë sezon.

“Janë të dashur dhe të fokusuar në punën që e kryejnë me sukses, pa e lënduar ndonjë gjel deti. Mund të duket e pazakontë, por ja që më ndihmojnë shumë”, ka thënë fermeri. /Telegrafi/