Gruevski: PSP-ja ka për qëllim shkatërrimin e VMRO-së

E publikuar: 29/06/2017 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka kundërshtuar paditë dhe dyshimet e ngritura ndaj tij dhe bashkë-partiakëve të tij, duke e quajtur PSP-në zyrë të LSDM-së.

Sipas Gruevskit, Specialja vazhdon të veprojë me direktiva politike. Gruevski u kërcënua me sjellje dekonstruktive të partisë së tij duke filluar nga dita e sotme.

“Në historinë e Maqedonisë por edhe të gjithë Evropës, deri tani nuk ka ndodhur përndjekje e këtillë klasike e kundërshtarëve politik. Qindra persona që janë pjesë e organeve ose përkrahës ndiqet me qëllim që partia të dëmtohet ose të shuhet. Bëhet fjalë për proces politik dhe jo të drejtësisë. PSP-ka kohë që e ka humbur paanshmërinë dhe besimin në punën e saj dhe është bërë instrument për qëllime politike. PSP – ja nuk është Prokurori por është zyrë e LSDM-së. Dua të njoftoj se konstruktiviteti që disa e quajtën dobësi në veprimin tonë përfundon sot. Tani është kohë që historia të vlerësoi dhe të gjykoi”, deklaroi Gruesvki.