Gruevski: Nuk e kam ndërmend të dorëhiqem!

E publikuar: 18/05/2015 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në tubimin, që është duke u zhvilluar para Kuvendit në Shkup, të pranishmeve u është drejtuar edhe lideri i VMRO-së si dhe kryeministri, Nikolla Gruevski.
“Menduan se do të na thyejnë, me materiale të krijuara dhe të montuara si dhe me banda terroriste, menduan se ne do të dorëzohemi, por sonte ata e fituan përgjigjen, Maqedonia nuk shitet, Maqedonia është e fortë,” tha Gruevski, duke shtuar se “nuk ka tërheqje, nuk ka përkulje dhe nuk ka leksione”.
Mediat pro-qeveritare maqedonase, kanë njoftuar se sonte në tubimin e VMRO-së ka mbi 90 mijë qytetarë.
Por, dje po këto media njoftuan se në tubimin e LSDM-së ka 20 mijë e jo siç thanë nga opozita se në protestë ishin 100 mijë qytetarë, ku në tubimin e djeshëm nuk mungoi edhe mbështetja e shqiptarëve për dallim nga tubimi i VMRO-së në të cilin nuk ka mbështetje multietnike përveç minoritetit serb si dhe flamujve rus, ku shihet mbështetja pan sllaviste dhe ortodokse e qeverisë nacionaliste të Gruevskit.