Gruaja zbulon arsyen pse e tradhtoi burrin për tri vjet rresht

E publikuar: 05/07/2018 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të “epshit të madh seksual”, nëna e katër fëmijëve tha se burri i saj nuk i plotësonte nevojat e saja intime.

Kështu që ajo filloi të kërkonte një marrëdhënie jashtëmartesore dhe kontaktoi Ashley Madison – një psikologe që shkruan për rrëfimet e saja me pacientë në Dailystar – e cila e ndihmoi atë ta gjente se çfarë s’po shkonte në martesë, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë ekskluzive për Daily Star, 49-vjeçarja tregoi gjithçka rreth jetës së saj. Gruaja anonime tha: “Seksi me burrin ishte rralluar dhe filloi të më mërzitej shtrati”.

“Dëshiroja më shumë në jetë sesa kaq dhe nuk isha gati të hiqja dorë nga kjo mundësi. Shpesh nervozohem seksualisht sepse kam një epsh të madh seksual që më bën të mendoj për seks vazhdimisht”.

Edhe pse e ka tradhtuar burrin, ajo nuk pendohet për këtë. Ajo shtoi: “Do të bëja gjithçka vetëm që ai të mos e kuptonte që po e tradhtoja”.

“Fillova një aferë me një burrë, për të cilin do ta braktisja bashkëshortin tim. Kam pasur afera të shumta, shpesh vetëm duke shkruar mesazhe me njerëz të ndryshëm”.

“Ka pasur raste kur jam kthyer në shtëpi me gërvishtje nëpër trup, pas seksit të zjarrtë. Tradhtia e ka bërë jetën time seksuale të egër dhe pasiononte përsëri”, tha ajo.