Gruaja transgjinore, e para në botë që ushqen fëmijën me gji

E publikuar: 16/02/2018 08:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

30-vjeçarja, e cila nuk është indentifikuar, tha për mjekët se partnerja e saj ishte shtatzënë por nuk dëshironte të ushqente fëmijën me gji dhe dëshironte që ta provonte në vend të saj.

Për 3 muaj e gjysmë para lindjes, gruaja iu nënshtrua terapisë së zëvëndësimit të hormoneve si edhe pompimit të gjirit derisa arriti të prodhonte 226 gram qumësht në ditë.

Deri në kohën e lindjes së fëmijës, pacientja prdhoi qumësht të mjaftueshëm për ta ushqyer vetëm 6 javë pastaj vazhdoi ushqyerjen me gji së bashku me burime të tjera ushqimore për 6 muaj.

Ajo nuk iu nënshtrua asnjë operacioni të gjoks për shtimin e gjirit ose vaginoplast, për formimin e vaginës që mund të ndryshojnë nivelet e hormoneve të një personi dhe ndikojnë në aftësinë për të ushqyer me gji.

Studimi i rastit, i publikuar sot në revistën Transgender Health, është dëshmia më e qartë deri më tani se terapia me hormonet DIY mund t’u lejojë grave transgjinore përvojat e lindjes dhe shtatzënisë.

“Ne besojmë se ky është raporti i parë formal në literaturën mjekësore të laktacionit të induktuar në një grua transgjinore”, shkruajtën autorët.