Gruaja po hante drekën në skaj të shkëmbit, i cili veçse kishte plasaritur dhe mund të shkëputej në çdo moment (Foto)

E publikuar: 10/02/2018 06:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo grua duket e pavetëdijshme për faktin se ajo është ulur në një buzë shkëmbi që tashmë ka plasaritur dhe mund të shkëputet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Sid Saunders që ishte tmerruar kur kishte parë gruan të ulur mbi shkëmbinjtë e paqëndrueshëm, ndërsa po hante drekën e saj.

Vendi famëkeq ka qenë një pjesë e një numri të shkëmbinjve që bien në muajt e fundit.

Sid që jeton në Hastings, Angli, po i paralajmëron njerëzit të qëndrojnë të sigurt pranë shkëmbinjve dhe të respektojnë shenjat paralajmëruese.

“Isha në një farë mënyre larg prej saj, por kur u ktheva, mund të shihja pamjet që më ngjanin me horror. Ajo ishte ulur duke ngrënë e duke pirë, e pavetëdijshme se po qëndronte në një çarje të madhe”.

“Fillova të kthehesha për ta paralajmëruar, por fatmirësisht ajo u ngrit dhe iku në një drejtim tjetër”. /Telegrafi/