Gruaja jeton me një pedofil, mbyll me çelës vajzat për të mos u përdhunuar

E publikuar: 20/04/2015 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një jetesë në kufijtë e humanitetit zhvillohet në një familje në Devon të Britanisë së Madhe. Nëna e fëmijëve jeton me një mashkull, i cili ka një pasion për fëmijët, që nuk është aspak i dëshirueshëm. Ai është tërësisht i pasionuar ndaj abuzimit seksual me fëmijët dhe në të shkuarën është dënuar me disa vite burg për vepra pedofilie. Por, a mund të themi për këtë rast se dashuria shkon përtej gjithçkaje? Gruaja “e guximshme” ka zgjedhur të vejë në rrezik vajzat e saj të moshës 13-vjeçare, të cilat jetojnë bashkë me çiftin.

Bashkëshorti i nënës së tyre rrezikon tu shkaktojë traumën më të madhe të gjithë jetës vajzave, pasi nuk arrin ti kontrollojë instinktet e tij dhe nga momenti në moment mund të abuzojë me to. Kështu kjo ‘super-nënë’, çdo natë i mbyll me çelës brenda në dhomë dy vajzat, në mënyrë që mashkulli me të cilin ka vendosur të bashkëjetojë, të mos abuzojë me to. Mirëpo, një situatë e tillë nuk ka arritur të durohet nga gjyshja e vajzave, e cila është shprehur kështu për këtë situatë: “Është një situatë shumë e rëndë. Nuk arrij ta kuptoj se si ky mashkull ka arritur të futet në shtëpinë tonë. Është turp. Mbesat e mia i kanë shpëtuar përdhunimit vetëm pasi janë marrë kaq shumë masa për të evituar këtë gjë”. /noa/