Griezmann: Transferimi te Manchester United është një mundësi

E publikuar: 22/11/2017 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Transferimi te Manchester United mbetet një mundësi reale për Antoine Griezmann, i cili u kërkua me ngulm nga “Djajtë e Kuq” edhe gjatë verës së kaluar.

Por transferimi nuk ndodhi pasi “Los Colchoneros”, ishin të dënuar për mos transferim të lojtarëve.

“Fakti që kam rinovuar kontratën nuk do të thotë se një ditë nuk do të largohet nga Atletico”.

“Nuk e kam marrë një vendim, sepse ndikojnë shumë faktorë. Nuk kam asgjë kundër futbollit anglez, përveç kushteve klimaterike”.

“Manchester United është një mundësi. Tek Atletico jam shumë i lumtur, pasi kam një trajner të madh dhe shokë skuadre shumë të mirë, të cilët rregullisht më pyesin për të ardhmen. Nuk përjashtoj asgjë”, ka shkruar ai në biografinë e tij.

Griezmann është te Atletico që nga viti 2014, ndërsa në këtë ka shënuar vetëm tre gola.

Sezoni i tij i fundit ishte shumë i mirë me 26 gola të shënuara. /Telegrafi/