Griezmann: Barça mund ta fitojë El Clasicon pa Messin

E publikuar: 28/10/2018 05:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derbi mes Barcelonës dhe Real Madridit është ndeshja e më e madhe në botën e futbollit dhe kështu për këtë përballje nuk mungojnë komentet edhe nga kundështarët.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, beson se El Clasico e së dielës do të fitohet nga Barça përkundër mungesës së Lionel Messit.

“Do të jetë një ndeshje e bukur, si çdo El Clasico”.

Antoine Griezmann gjatë një dueli me Philippe Coutinhon (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Është turp që Messi nuk është aty për Barcelonën, por ata kanë lojtarë tjerë për të fituar”.

“Edhe Madridt i duhet fitorja për të vazhduar. Do të jetë e bukur për ta parë”, ka thënë Griezmann për ESPN.

Vlen të theksohet se gjatë verës francezi ishte shumë afër kalimit te Barcelona, por në fund kishte vendosur të qëndrojë te Atletico.

Aktualisht Barça renditet në vendin e dytë me 18 pikë, në vendin e tetë është Reali me 14 pikë. /Telegrafi/