Grezda vazhdon me gola, i shënon Rijekës (Video)

E publikuar: 22/10/2017 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi ndëshkoi Dinamon e Zagrebit javën e kaluar, Eros Grezda ka bërë sërish të njëjtën gjë edhe ndaj Rijekës, skuadrës së dytë më të fortë në Kroaci.

Gjakovari mori një top në zonë, të cilin e stopoi në mënyrë të mrekullueshme, lëvizi bukur dhe goditi duke mos i dhënë asnjë shans portierit të reagojë.

Goli i Grezdës u shënua në minutën e 62-të, shtatë minuta pasi Rijeka kishte gjetur avantazhin, ndërsa takimi vijon të luhet.

Grezda është duke kaluar momente fantastike në karrierën e tij, si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren shqiptare, ku është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.

Vlen të theksohet se për yllin e Kombëtares së Shqipërisë kanë shfaqur interesim disa skuadra italiane. /TCh/