Grezda: Nuk e merituam humbjen nga Izraeli

E publikuar: 15/10/2018 05:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anësori i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, ndjen keqardhje që kuqezinjtë janë pothuajse të eliminuar nga Liga e Kombeve pas humbjes 2-0 nga Izraeli.

23-vjeçari mendon se Shqipëria nuk meritoi humbjen pasi ishte më e mirë në fushë.

“Është një ndjenjë e keqe pasi me atë që treguam në fushë nuk merituam të pësonim humbje. Ata kuptuan lojë tonë dhe kështu nuk kishim shumë hapësira”.

“Unë luajta 90 minutëshin e parë pas gjashtë muajsh dhe ishte e vështirë për mua, por gjatë gjithë kohës isha duke u ruajtur nga dy lojtarë”, ka thënë Grezda pas ndeshjes.

Pas kësaj humbje Izraeli ngjitet në pozitën e parë në Gripin 1, Liga C me gjashtë pikë, kurse Skocia ka tre pikë, aq sa Shqipëria në pozitën e fundit.

Në ndeshjen e ardhshme Kombëtarja e shqipërove pret Skocinë.

Vlen të theksohet se Grezda aktualisht është pjesë e klubit skocez, Rangers. /Telegrafi/