Grezda i shënon Dinamos së Zagrebi (Video)

E publikuar: 15/10/2017 03:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas paraqitjes së shkëlqyer më Kombëtaren shqiptare në sfidën ndaj Italisë, Eros Grezda duket se nuk ka të ndalur.

22-vjeçari nga Gjakova gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Dinamos së Zagrebit, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Pas një asisti perfekt të marrë nga shoku i tij i skuadrës, Grezda gjuajti me të majtën nga brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën e portierit Dominik Livakovic.

Ky gol i dha avantazhin e përkohshëm skuadrës së Osijek në duelin kundër kryesuesve të kampionatit, transmeton PanoramaSport.

Vendasit e Dinamos arritën të barazonin në minutën e 95-të të takimit falë golit të Henrikez.

Vlen të theksohet se për Grezdën ka shfaqur interesim Genoa.