Greva e dytë për pagat e vonuara (Video)

E publikuar: 20/10/2016 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Deçan punëtorët e pastrimit protestuan përsëri për vonesë të pagave. 20 punëtorët e pastrimit të kompanisë “Higjena Publike” në Deçan kanë hyrë sërish në grevë për mosmarrje të disa pagave.

Njëri nga punëtorët-grevistë Shaq Smajlaj gjendjen në kompaninë e pastrimit e cilësoi të tmerrshme.

“Këtu nuk di kush çka është kah bëhet, kjo është gjendje e tmerrshme çka po bëhet, kjo është katastrofë. Kjo me luajt dy-tre persona me 25 familje nuk e di a kanë shpirt, nuk mund ta paramendoj,” tha ai.

“Çështja e rrogave është problemi me i madh, se tash askush nuk del të punojë kur nuk merr rrogë.  Shërbime pa pare nuk kryen kurrkush. Kush mund të mbijetojë pa pagë,” u ankua Loshaj.

Sali Kuçi, drejtori i “Higjenës Publike” pranoi vonimin e pagave.

“Unë këtë kompani e kam pranuar me minus 8 paga, kam mbërri deri në 5. Punëtorët kanë marrë të premten pagën e shtatorit. Pritet që brenda 24 orëve ta marrin edhe një pagë,” tha drejtori Kuçi.

Kuçi tha se deri në fund të vitit kompania do t’ua japë punëtorëve të pastrimit edhe tri paga të prapambetura.