Greqia propozon debat për të ardhmen e Bashkimit Evropian

E publikuar: 27/08/2016 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian gjendet në një krizë dhe është detyra tonë që ta nxjerrim prej saj, ta bëjmë më të mirë, të zhvillojmë pozitivat e tij dhe të lëmë në plan të pasmë dukuritë negative, të shkaktuara nga kriza.

Këtë e tha, ministri i jashtëm grek Nikos Kodzias përpara këshillit vjetor të ambasadorëve në Maqedoni.

Diplomati i parë grek, , rikujtoi se, Greqia jo njëherë ka propozuar gjatë 2 vjetëve të fundit një debat të gjerë për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Duke u ndalur mbi rreziqet ekzistuese, kryetari i diplomacisë greke shprehu mendimin se, kriza në shumë shtresa është e mundur të zgjerohet dhe Evropa të kalojë në dy marshe.
Kodzias përmendi 4 elemente përbërëse të krizës: kriza e identitetit, kriza e modelit ekonomik, kriza politike e aspekteve të shumta dhe kriza e refugjatëve.