Greqia i dorëzon Eurozonës programin e reformave

08.03.2015 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria greke i ka dorëzuar Jeroen Dijsselbloem programin e reformave, i cili do të diskutohet të hënën nga ministrat e Financave të BE-së.

Sipas medieve helene, dokumenti me 7 pika dhe 11 faqe u dorëzua nga ministri i Financave greke, Janis Varufakis, duke rritur kështu shpresën për lirimin e këstit të radhës të ndihmës së financimit nga europianët.

Reformat që premton qeveria e re helene janë lufta kundër evazionit fiskal, ngritja e një këshill fiskal për të gjeneruar kursime buxhetore, si dhe detaje të planit të qeverisë për të zbutur impaktin social të krizës, e cili do të kushtojë rreth 200 milionë euro.

Në letrën dërguar Dijsselbloem, Varufakis bën thirrje që diskutimet teknike mbi propozimet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur.

Një zyrtar europian, duke folur në kushte anonimiteti nga Brukseli, tha se është e pamundur që ministrat e Financave të eurozonës të miratojnë propozimet e qeverisë greke të hënën, duke shtuar se ky proces kërkon më shumë kohë.

Ndërkohë, dje Greqia pagoi këstin e parë të detyrimeve prej 310 milionë euro, i cili gjithashtu i hap rrugë lirimit të ndihmës.

Tashmë në dy javët e ardhshme Greqia duhet të paguajë edhe tre këste të tjera prej 1.5 miliardë euro, në mënyrë që të realizohet marrëveshja me trojkën.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


BQK-ja kritikohet që po ua lejon kamatat e larta dhe po reagon me vonesë ndaj institucioneve

BQK-ja kritikohet që po ua lejon kamatat e larta dhe po reagon me vonesë ndaj institucioneve

MASHT-it i jepet edhe një mundësi ta realizojë projektin për arsim të Bankës Botërore

MASHT-it i jepet edhe një mundësi ta realizojë projektin për arsim të Bankës Botërore

Punëtori i KEDS-it lëndohet nga mungesa e mbrojtjes, fillojnë hetimet

Punëtori i KEDS-it lëndohet nga mungesa e mbrojtjes, fillojnë hetimet

Rreth 60 raste të korrupsionit e kanë bllokuar liberalizimin

Rreth 60 raste të korrupsionit e kanë bllokuar liberalizimin

Serbi ktheu në private tokën shoqërore në vlerë të rreth 5 milionë eurove (Video)

Serbi ktheu në private tokën shoqërore në vlerë të rreth 5 milionë eurove (Video)

Ligji për paga trazon punëtorët e sektorit publik

Ligji për paga trazon punëtorët e sektorit publik

Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me krerët e shtetit, arsyja Ligji për Paga

Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me krerët e shtetit, arsyja Ligji për Paga

BQK-ja mbyll “Monego” dhe “Iute Credit”

BQK-ja mbyll “Monego” dhe “Iute Credit”

KEK-u thotë është i gatshëm për sezonin dimëror

KEK-u thotë është i gatshëm për sezonin dimëror

Kosova mund të hyjë në vitin 2020 pa buxhet

Kosova mund të hyjë në vitin 2020 pa buxhet

OSHP-ja e diskualifikoi operatorin ekonomik “Fadi Com SHPK” se falsifikoi dokumentet

OSHP-ja e diskualifikoi operatorin ekonomik “Fadi Com SHPK” se falsifikoi dokumentet

Bordi i AKP-së miraton transakcionet e SHAL 52

Bordi i AKP-së miraton transakcionet e SHAL 52

Pagesa në kesh deri në 3 mijë euro dhe jo si deri tani 500 euro

Pagesa në kesh deri në 3 mijë euro dhe jo si deri tani 500 euro

I kërkojnë nga 100 euro ryshfet, arrestohen dy punëtorë të KEDS’it

I kërkojnë nga 100 euro ryshfet, arrestohen dy punëtorë të KEDS’it

Qeveria e Shqipërisë premton rreth 800 euro në muaj për familjet e viktimave të tërmetit

Qeveria e Shqipërisë premton rreth 800 euro në muaj për familjet e viktimave të tërmetit

Nga Kina vijnë 2 milionë Euro për Shqipërinë, por jo prej qeverisë

Nga Kina vijnë 2 milionë Euro për Shqipërinë, por jo prej qeverisë