Greqi, shpërthim me bombë në televizionin SKAI

E publikuar: 17/12/2018 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shpërthim i fuqishëm bombe tronditi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanalin televiziv Skai dhe gazetën “Kathemerini”.

Shpërthimi i cili u ndodhi rreth orës 2 e 40 të mëngjesit të se hënës (17 dhjetor) shkaktuar dëmtime serioze në disa zyra dhe në pjesë e përparme të godinës.

Autorët rrreth 45 minuta përpara shpërthimit telefonuan në TV Antena dhe në një faqe elektronike Zougla dhe paralajmëruan se “për 45 minuta do të shpërthej një bombë që kemi vendosur përpara kanalit SKai. Nuk ëshhtë farsë”.

Policia ka bllokuar më pas rrugën Ethnarku Makariu dhe ka boshatisur godinën nga gazetarët dhe punonjësit që në atë orë ndodheshin brënda.

Dy autorët që duken edhe nga kamerat e sigurisë vendosën një mekanizëm shpërthyes brenda një thesi të cilin e lidhën me zinxhirë në një kolon përballë stacionit televiziv. Policia bën të ditur se sasi e eksplozivit ka qënë e madhe dhe llogaritet rreth 5 kg si dhe është vendosur në mënyr prefekte që vala e shpërthimit të ishtë e drejtuar nga godina.

Pas vendosjes së mekanismit dy autorët janë arguer nga vendgjarja me një makinë. Policia po mbledhe gjitha të dhënat e mundëshma nga kamerat e sigurisë si të televizonit por nga objektet përeth.

Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe kjo duket nag dëme e shkaktuar që janë të dukshe në pothujase gjithë fasadën e godinës. Theksohet se nuk pati viktima falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë e cila mbylli zonën një rreze të madhe dhe boshatisi në kohë godinën.

Specialistë të policisë bën të ditur se mënyra e lidhjes dhe ndërtimit të mekanizmit por edhe nga mënyra se si vepruan autorët kanë të bëjnë me një organizatë të njohur terroriste.

Bëhet fjalë për organozatën OLA (ORganizta e Luftetarëve Popullor) e cila deri tani ka kryer më parë edhe dy goditje të tjera një në Dhomën e Tregtisë dhe BIznesit dhe një në Gjykatën e Athinës.

Akti terrorist ndaj kanalit Televiziv Skai është dënuar nga pothuajse të gjithë aktorët politikë të GReqisë. Ministrai e Brëndëshme pk orë pas shpërthimit shkoi në vendngjarje.