Grenell i reagon europarlamentares Von Cramon: Pse nuk fokusoheni në liberalizimin e vizave për Kosovën

E publikuar: 19/06/2020 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndaj Administratës Trump dhe të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka hedhur akuza Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon. Grenell, përmes një shkrimi në twitter i ka reaguar europarlamentarës së Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, duke i thënë ta bëjë punën e saj për t’ia liberalizuar vizat Kosovës.

Deputetja von Cramon-Taubadel tha se është interesante fakti që nuk ka rezultate të “marrëveshjeve” në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Interesante. Ku janë rezultatet nga “marrëveshjet” e kaluara? Nuk po gjej asgjë”, shkroi europarlamentarja.