Grenell: Gjermania po minon rolin frenues bërthamor të NATO-s

14.05.2020 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Grenell: Gjermania po minon rolin frenues bërthamor të NATO-s

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, akuzoi Gjermaninë se po e minon rolin frenues bërthamor të NATO-s.

Komentet e tij drejtoheshin ndaj partnerëve të rinj në koalicionin e kancelares Angela Merkel, pas thirrjeve të disa prej tyre për çarmatim bërthamor.

Rolf Muetzenich, udhëheqës i grupit parlamentar të Social Demokratëve (SPD), bëri thirrje në fillim të këtij muaji për tërheqjen e të gjitha armëve bërthamore amerikane nga Gjermania, një pikëpamje që e ka përçarë partinë e tij me prirje të majta dhe që nuk përkrahet nga konservatorët e zonjës Merkel.

Në një shkrim për gazetën gjermane Die Welt, ambasadori Grenell shkruante: “Në vend që të minohet solidariteti, i cili përbën bazën e frenimit bërthamor të NATO-s, është koha që Gjermania të përmbushë angazhimet e saj ndaj aleatëve dhe të investojë pa ndërprerë në pjesëmarrjen bërthamore brenda NATO-s”.

“Udhëheqja politike e Gjermanisë, veçanërisht ajo e SPD-së, tani duhet që ta bëjë të qartë se republika federale po i respekton këto angazhime dhe se po qëndron përkrah aleatëve të saj,” shtoi Ambasadori Grenell, i cili është gjithashtu drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare të presidentit Donald Trump.

Komentet e tij shënojnë një tjetër moment të sikletshëm në marrëdhëniet midis Berlinit dhe Uashingtonit që janë tensionuar shpesh gjatë presidencës Trump. Presidenti i ka bërë presion Gjermanisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe e ka akuzuar Berlinin si “të kapur” nga Rusia për shkak të varësisë energjetike nga Moska.

Por komentet e Grenell vijnë gjithashtu një ditë pasi kancelarja Merkel foli për “prova të forta” se Rusia qëndron prapa një sulmi kibernetik ndaj zyrës së saj në Bundestag në vitin 2015, për të cilin ajo u shpreh se “i ka dhembur shumë”.

Grenell tha: “Rreziqet që kërcënojnë paqen në Evropë nuk janë një ‘anakronizëm’, siç duan të na mbushin mendjen disa njerëz”.

“Ndërhyrja ruse në Ukrainë, dislokimi nga Rusia në periferi të Evropës i raketave të reja, të afta të mbajnë mbushje bërthamore, si dhe aftësitë e reja të Kinës, Koresë së Veriut dhe vendeve të tjera, e bëjnë të qartë se kërcënimi është shumë real”, shkruante ai.

Në marrëveshjen e koalicionit midis konservatorëve të zonjës Merkel dhe SPD-së përmenden bisedimet e suksesshme për çarmatimin, si parakusht për tërheqjen e armëve bërthamore taktike të stacionuara në Gjermani dhe në Evropë.

Por, debati mbi armët bërthamore mori shkas nga njoftimet muajin e kaluar se Ministria gjermane e Mbrojtjes dëshironte të blinte 45 avionë luftarakë F-18

nga kompania amerikane Boeing për të zëvendësuar avionët e vjetëruar Tornado dhe se kjo ministri synonte të merrte përsipër detyrën e ushtrisë gjermane për të ashtuquajturën ndarje e barrës bërthamore, sipas të cilës avionët e rinj do të bartnin bomba bërthamore amerikane në rast krize.

Nëse Gjermania nuk i ble avionët e rinj, ndarja e barrës bërthamore do të merrte fund dhe avionët Tornado do të nxirreshin jashtë përdorimit në vitin 2030. /VOA/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Selmanaj: Kryeministri Hoti e merr bukën nga shtëpia dhe han në zyre

Selmanaj: Kryeministri Hoti e merr bukën nga shtëpia dhe han në zyre

Degradon gjuha publike, Tomë Gashi e quan “kondom” Milaim Zekën

Degradon gjuha publike, Tomë Gashi e quan “kondom” Milaim Zekën

Haziri tregon nëse do të jetë kandidat për president

Haziri tregon nëse do të jetë kandidat për president

Avokati Gashi: Arrestimet nuk i kreu policia e EULEX-it

Avokati Gashi: Arrestimet nuk i kreu policia e EULEX-it

Zafir Berisha pret dështimin e Gjykatës Speciale

Zafir Berisha pret dështimin e Gjykatës Speciale

Haziri: Shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte

Haziri: Shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte

Hoti: Nga java e ardhshme nisim shpërndarjen e 60 milionë eurove

Hoti: Nga java e ardhshme nisim shpërndarjen e 60 milionë eurove

Haradinaj-Stublla ankohet te Trump për Ivica Daçiqin

Haradinaj-Stublla ankohet te Trump për Ivica Daçiqin

Osmani: Kosova dhe Austria të angazhohen në intensifikim të bashkëpunimit multisektorial

Osmani: Kosova dhe Austria të angazhohen në intensifikim të bashkëpunimit multisektorial

Probleme të shumta teknike para nisjes së vitit shkollor në Maqedoninë e Veriut

Probleme të shumta teknike para nisjes së vitit shkollor në Maqedoninë e Veriut

Takim mes ATK-së dhe gastronomëve

Takim mes ATK-së dhe gastronomëve

Haradinaj para Gjykatës në Hagë: Nuk ju njoh, politikanët tanë na sollën këtu

Haradinaj para Gjykatës në Hagë: Nuk ju njoh, politikanët tanë na sollën këtu

​Selimi arsyeton para deputetëve draftin e parë të Kodit Civil

​Selimi arsyeton para deputetëve draftin e parë të Kodit Civil

Asnjë i vdekur dhe 54 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 54 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Hoti i pret në Qeveri përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Hoti i pret në Qeveri përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

E mitura në Gjilan u dhunua nga dy shokët, detaje të reja nga Gjykata

E mitura në Gjilan u dhunua nga dy shokët, detaje të reja nga Gjykata