Grenell e Kosnett takojnë Kurtin

E publikuar: 23/01/2020 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim në zyrat e partisë së tij me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Takimi i cili ishte planifikuar në ora 10:30, filloi rreth 10 minuta para kohës së paralajmëruar.

Mbrëmjen e së mërkurës, Grenell ka takuar presidentin Hashim Thaçi, ku folën kryesisht për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me Serbinë.

Grenell pritet që të takohet sot edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, takim ky i planifikuar për tu mbajtur në ora 11:30.