Grenell: Do ta finalizojmë me postë elektronike marrëveshjen për hekurudhat

27.01.2020 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Grenell: Do ta finalizojmë me postë elektronike marrëveshjen për hekurudhat

I dërguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tha se bisedimet për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit kanë shkuar mirë dhe i falënderoi ekspertët e të dyja palëve që morën pjesë në takim.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan të hënën në Berlin, nën ndërmjetësimin e Grenellit.

“Kemi bërë përparim të mirë këtë mëngjes, duke lëshuar një Letër Synimi për bashkëpunimin hekurudhor. Diskutimet kanë shkuar aq mirë saqë kemi biseduar edhe për çështje të tjera. Do të punojmë për të përfunduar Letrën e Synimit për hekurudhat, përmes postës elektronike, gjatë javës së ardhshme ose më vonë. Dua t’i falënderoj përsëri ekspertët nga Serbia dhe Kosova, që kanë udhëtuar sot në Berlin për këto bisedime”, tha Grenell në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Grenell, i cili është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, nuk dha më shumë detaje se për cilat tema të tjera u diskutua.

Të premten e kaluar, Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmuan arritjen e marrëveshjes për rikthimin e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë.

Grenell bisedoi për këtë çështje edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me udhëheqësit e Lëvzjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës – parti këto që po bëjnë përpjekje për formimin e koalicionit qeveritar në Kosovë.

Bazuar në vendimin e ministrit në largim të Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, pala kosovare në Berlin u përfaqësua nga Xhemë Veseli, drejtor i Departamentit dhe Infrastrukturës tokësore, dhe Ramë Çupeva, drejtor i infrastrukturës rrugore.

Palën serbe, ndërkaq, e udhëhoqi Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshjeje që do të arrihet, do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, shkroi Lekaj në Facebook.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, u tha gazetarëve të hënën se infrastruktura hekurudhore e Kosovës është shumë e dobët dhe pothuajse jofunksionale.

“Hekurudhat tona që na lidhin me Serbinë, janë në gjendje shumë të keqe. Jemi në proces rinovimi. Është një projekt i madh me Bashkimin Evropian. Një marrëveshje me Serbinë për trafikun nuk do ta dëmtojë Kosovën “, tha Haradinaj.

Marrëveshja për trafikun hekurudhor erdhi në javën e njëjtë kur dy palët, po ashtu nën ndërmjetësimin e Grenellit, ranë dakord për një fluturim të drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mimoza Kusari thotë se Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti shtypin mendimin ndryshe brenda LDK’së

Mimoza Kusari thotë se Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti shtypin mendimin ndryshe brenda LDK’së

OBSH: 180 vaksina antiCOVID-19 në zhvillim

OBSH: 180 vaksina antiCOVID-19 në zhvillim

The Economist: Një mbështetje e çuditshme e Izraelit nga Serbia dhe Kosova

The Economist: Një mbështetje e çuditshme e Izraelit nga Serbia dhe Kosova

Kurti për vizitë në Gjermani, takon politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari

Kurti për vizitë në Gjermani, takon politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari

Mustafa për Osmanin: I pranoj mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe

Mustafa për Osmanin: I pranoj mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe

Vuçiqi: Netanyahut do t’ia shpreh mospajtimin rreth njohjes së Kosovës

Vuçiqi: Netanyahut do t’ia shpreh mospajtimin rreth njohjes së Kosovës

Mustafa: Kurti dhe Osmani e kanë ditur që në ShBA nuk do të ketë ndarje

Mustafa: Kurti dhe Osmani e kanë ditur që në ShBA nuk do të ketë ndarje

​Tahiri: Parlamenti Evropian konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave

​Tahiri: Parlamenti Evropian konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave

Vetëvendosje: Krimi e korrupsioni problematikat kryesore të Kosovës, Qeveria Kurti do t’i luftojë ato

Vetëvendosje: Krimi e korrupsioni problematikat kryesore të Kosovës, Qeveria Kurti do t’i luftojë ato

Grenell: Kosovës dhe Serbisë në tallje u propozova që Ujmanin ta quajmë Liqeni Trump

Grenell: Kosovës dhe Serbisë në tallje u propozova që Ujmanin ta quajmë Liqeni Trump

​BE kërcënon me veprime ligjore ndaj Britanisë së Madhe për shkak të Brexit

​BE kërcënon me veprime ligjore ndaj Britanisë së Madhe për shkak të Brexit

Raka flet për fillimin e mësimit: Rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston

Raka flet për fillimin e mësimit: Rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston

Hungaria blen automjete luftarake gjermane Lynx për dy miliardë euro

Hungaria blen automjete luftarake gjermane Lynx për dy miliardë euro

Kryeministri i Greqisë: Kemi nevojë për dialog me Turqinë, por jo nën tytën e armës

Kryeministri i Greqisë: Kemi nevojë për dialog me Turqinë, por jo nën tytën e armës

Hoti ua çon Osmanit dhe Thaçit marrëveshjen e Uashingtonit

Hoti ua çon Osmanit dhe Thaçit marrëveshjen e Uashingtonit

Banka TEB dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Banka TEB dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi