Gregg Popovich rreth trendit të nisur nga Golden State: Ky nuk është basketboll i vërtetë, po shndërrohet vetëm në cirk

E publikuar: 02/11/2018 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga trajnerët më të mirë në historinë e basketbollit, Gregg Popovich, komentoi trendin gjithnjë e më popullor të ekipeve të NBA-së, të cilat nga sezoni në sezon po kanë më shumë pikë nga pozita e tresheve.

Basketbolli ka evoluar absolutisht, duke u luajtur më shpejt se kurrë më parë dhe gjithnjë e më shumë po ka pikë.

Basketbollistët e Golden State Warriors

Gjithkush po përpiqet të kopjojë modelin e Golden State Warriors, të cilët ishin të parët që filluan me këtë stil të lojës. Megjithatë, ‘Big Popit’ nuk i pëlqen aspak.

“Nuk është një basketboll i vërtetë, le të futim edhe rregullën për katër pikë ose pesë pikë. Le ta bëjmë basketbollin një cirk për të gjithë tifozët”, tha me sarkazëm Popovich.

Pastaj iu përgjigj pyetjes nëse basketbolli do të mbijetonte pa goditjet për tre pikë. “Kush jam unë për ju? A doni që të kurojë edhe kancerin?”

Që nga viti 1996, Popovich ka qenë trajner kryesor i San Antonio Spurs, dhe gjatë kësaj periudhe fitoi pesë herë titullin e kampionit të NBA-s.

Sidoqoftë, filozofia e basketbollit të tij nuk bazohet në goditjet për tre pikë, por në një lojë të shpejtë dhe lëvizje të shpejtë të topit.

Nga ana tjetër, për shkak të rritjes së shpejtësisë së sulmit dhe me theks të veçantë rritjen e saktësisë së gjuajtjeve, ekipet e NBA në fillim të këtij sezoni kanë kaluar mesataren e shënimeve të pikëve të vitit 1970.

Ndryshe, raportohet se një ekip mesatar i NBA-s mund të shënoj deri 23 tre pikësha në 63 përpjekjet. /Telegrafi/