Gratë që kanë lindur foshnjë të vdekur nuk kanë nevojë të presin një vit për shtatzënësi të re

E publikuar: 03/03/2019 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse grave shpesh u thuhet të presin një vit para se ta nisin një shtatzënësi të re, ka pak dëshmi që e mbështesin një gjë të tillë. Në studimin që përfshiu 14 mijë lindje nuk është vërtetuar ndonjë rrezik apo problem në rastet kur gratë kanë mbetur shtatzëna para kësaj periudhe.

Një në 225 foshnja në Britani të Madhe linden të vdekura. Numri i lindjeve të foshnjave të vdekura ka shënuar rënie në këtë shtet që nga viti 2000 e në nivel edhe më të theksuar nga viti 2015, por Britania ende ka shkallë të lartë të foshjave të vdekura në krahasim me vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Profesori i Universitetit të Mançesterit, Alex Heazell, ka thënë se gratë nuk kanë arsye fiziologjike për të pritur më shumë se një vit për ta nisur shtatzënësinë e re, por vendimi i tyre varet më tepër nga gjendja e tyre psikologjike.

Në këtë studim u zbulua se fillimi i shtatzënësisë së re brenda një periudhe më të shkurtër se një vit nga shtatzënësia e dështuar nuk i ka rritur gjasat për përsëritje të lindjes së foshnjës së vdekur në krahasim me gratë që kanë pritur dy vjet ose më shumë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.