Gratë e PSD-së i ndërprenë fjalën Hotit

E publikuar: 16/09/2020 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrit Avdullah Hoti i është ndërprerë fjala në diskutimin për dialogun që është organizuar nga shoqëria civile.

Dy gra anëtare të PSD-së kanë protestuar duke hedhur letra para tij si shenjë e dhunës ndaj grave.

Ato kanë kërkuar që prioritet i kryeministrit të jetë mbrojtja e jetës së grave, sepse siç thanë dialogu me Serbinë do të vazhdojë gjithmonë.

Por kryeministri tha se ai gjithmonë i ka dalë në mbrojtje kauzës së mbrojtjes së drejtave të grave.

Pas këtij aksioni, shefi i ekzekutivit po vazhdon diskutimin për dialogun me Serbinë.