Granatë dore në një objekt të pabanuar në Drenas

E publikuar: 13/10/2017 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka raportuar se është gjetur një granatë dore në Kishnarekë të Drenasit.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në një objekt të pabanuar (afër shtëpisë) ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë larguar mjetin e dyshuar granatë dore M59 në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin policor.