Gramos Koci, sozia shqiptare e Ibrahimovicit tregon për reagimet e njerëzve kur e shohin në rrugë

E publikuar: 04/07/2018 05:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zlatan Ibrahimovici është njëri prej futbollistëve më të mëdhenj në Suedi, por edhe në përgjithësi ndër më të mirët që ka njohur bota e futbollit.

Megjithatë, përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson, vendosi të mos e merrte në Kampionatin e sivjetmë Botëror, ndërkohë që skandinavët po luajnë shumë mirë.

Pas një kohe të gjatë, ata kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale të turneut më të madh botëror të futbollit duke eliminuar Zvicrën në 1/8 e finales.

Zlatan Ibrahimovic dhe Gramos Koci (Foto: Getty Images/Facebook/Gramos Koci)

Ndërsa për tifozët e shumtë të Zlatan Ibrahimovicit në Kosovë, emisioni Dueli Botërorit në RTV Dukagjini ka bërë një intervistë të improvizuar me një të ri nga Peja, i cili ka ngjashmëri të madhe me Ibran.

është fjala për Gramos Kocin, i cili ishte bërë sensacion në rrjetet sociale falë ngjashmërisë me sulmuesin veteran.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarin, ai i ka treguar disa prej momenteve më interesante kur njerëzit, madje edhe personalitete të njohura, kanë menduar se ishte në të vërtetë Zlatan Ibrahomovic.

Gramos Koci, sozia e Zlatan Ibrahimovicit (Foto: Facebook/Gramos Koci)

‘Sozia’ e futbollistit ka treguar se është tifoz i Manchester Unitedit, njëra prej skuadrave ku ka luajtur Zlatani.

Për më shumë, ndiqeni intervistën e mëposhtme dhe shikojeni ngjashmërinë e Gramosit me Ibran. /Telegrafi/