Grajqevci bashkëbisedojnë me banorët e Vragolisë (Foto)

E publikuar: 19/10/2017 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së për për kryetar të Fushë Kosovës, Ahmet Grajqevci dhe kandidatja për Asamblenë Komunal nga ky subjekt Selvie Dervisholli, kanë bashkëbiseduar sot me banorët e fshatit Vragoli.

Njoftimi i AAK-së:

Kandidatja për Asamble të AAK-së, Selvie Dervisholli i bëri pritje me banorët e fshatit Vragoli, kandidatit për Kryetar te AAK-se, z. Ahmet Grajqevci ku u bashkëbisedua për problemet e hallet e përditshme të këtij fshati.

Një thënie e Kandidatit për Kryetar z. Grajqevci: “rri me qiri, fle me diell” , ishte një mesazh domethënës. Mes fjalëve të Kandidatit për Kryetar z. Grajqevci, ishte që banorët të mbështesin Kandidaten për Asamble, znj. Selvie Dervisholli.