Grainca thotë se LDK ia ka mbyllur derën PAN-it

E publikuar: 22/06/2017 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca në “D+” ka thënë se nuk ka disponim që të shkohet me ‘PAN’, deri sa dera hapur i lihet VV-së.

“LDK tani është në fazën e diskutimeve dhe reflektimeve të brendshme. Ende nuk është marrë ndonjë vendim se me kënd të shkohet në koalicion. Mirëpo, eksiton një disponim i shumicës së deputetëve që të mos shkohet me PAN-in. Shumica mendojnë se me PDK nuk mund të shkohet më në bashkëqeverisje. Kjo gjë veç është mbyllur”, ka thënë Grainca.
Ai ka treguar se LDK mund të jetë më e përafërt me Vetëvendosjen.

“ Sa i përket VV mund te këtë diskutime. Por edhe me këtë parti kemi dallime. Mirëpo, besojmë dhe shpresojmë se mund të gjejmë një gjuhë të përbashkët për formimin e Qeverisë”, ka thënë ai.