Grainca: Qeveria ka me sigurue favore për investitorët e huej

E publikuar: 30/03/2015 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerim Grainca, deputet i LDK’s  dhe anetar i Komisionit për Zhvillim, i ftuem n’emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ në  Televizionin Rrokum, ka theksue se plani qeverisës ka arritë në Kuvend dhe i asht shpërnda deputetëve dhe në seancat e ardhshme pritet me u diskutue për ketë plan.

Grainca ka theksue se ai asht nji plan qeverisës, i cili në vete përmban disa objektiva të caktueme, politika, synime e rrugë se si ka me u arritë me u zbatue.

Simbas tij, plani ka dy objektiva kryesore për përmisimin e jetës së qytetarëve dhe krijimin e kushteve sa ma të mira për biznis.

Grainca tha se dukunive negative ka me ju shpallë luftë në menyrë që në Kosovë me mbizotnue ligji.

Qeveria ka me dhane garanci për ata që dojnë me investue në Kosovë, tue ofrue nji ambient të favorshëm për investitorët e huej.

Derisa për votimet në LDK, ai ka theksue se vota asht ajo që secilit ja tregon edhe vendin ku e ka në LDK./rrokum.tv/