Grafite kundër Nenad Rikallos në kryeqytet

E publikuar: 22/09/2017 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është shkruar grafiti në të cilin përmendet Nenad Rikallo i akuzuar për keqtrajtime gjatë luftës nga banor të Dardanisë, tash ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Grafiti përkujton edhe Aleksandar Jabllanoviqin, ish- ministër në Qeverinë Mustafa i cili u shkarkua pas protestave masive në Prishtinë, raporton Express.

Jabllanoviq i kishte quajtur egërsira nënat gjakovare të cilave policia dhe ushtria serbe ua kishte vrarë fëmijët gjatë luftës.
Në grafit Qeveria e Kosovës quhet qeveri kolaboracioniste.