Graçanica me një asambleist shqiptar pas zgjedhjeve të tetorit (Video)

E publikuar: 04/11/2017 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Graçanicën e dominuar nga serbët, e ku Lista Serbe ka fituar pa telashe, zgjedhjet e nxorën edhe një asambleist dhe një nënkryetar nga radhët e shqiptarëve që në këtë komunë janë pakicë.

Tani shqiptarët e Graçanicës kanë një përfaqësues të tyre në Kuvendin Komunal kjo pasi PDK, LDK, AAK e AKR garuan në zgjedhjet lokale të 22 tetorit si një iniciativë qytetare.

Votat e mjaftueshme për asambleis i mori bartësi i listës së kësaj iniciative Imri Ajeti nga LDK.

Për këtë arsye, Ajeti thotë se në disa raste inatet politike duhet të lihen anash në mënyrë që të arrihet gjithçka.

Në mandatin e kaluar shqiptarët nuk kanë pasur asnjë asambleist të tyre ndërsa komuna e Graçanicës asnjëherë nuk ka pasur nënkryetar shqiptar pasi me çështjen e komuniteteve janë ngarkuar kryesisht përfaqësuesit e pakicave tjera.