Grabovcit iu dogj vetura me benzinë, qytetarët e fikën zjarrin (Foto)

E publikuar: 29/02/2016 23:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(I plotësuar) Indeksonline ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku vetura e Adem Grabovcit ka pësuar dëme nga djegia me benzinë, siç shihet edhe në foto.

Kjo ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, derisa kanë qenë qytetarët që kanë intervenuar dhe i kanë shuar flakët.

ademam ademmaa

Deputeti nga radhët e PDK-së, Adem Grabovci, e ka konfirmuar për lajmi.net se i është djegur vetura.

Ai nuk ka pranuar të komentojë se kush mund t’ia ketë djegur veturën. Grabovci ka treguar se lajmin e ka marr nga fqinjët, raporton lajmi.net

“Ju garantoj se nuk kam asnjë armiqësi me askënd”, ka deklaruar Grabovi.

Pak ditë me parë veturat i janë djegur edhe bashkëshorteve të ministrit Memli Krasniqi dhe zv.ministrit Bajram Gecaj. /Indeksonline/