Grabovci: Pakica po e mohon shumicën

E publikuar: 01/10/2015 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci ka kundërshtuar qëndrimin e opozitës për ta bllokuar Kuvendin e Kosovës.

Duke folur në emër të deputetëve të PDK-së Grabovci ka thënë se PDK nuk është kundër debatit por jo në këtë formë.

“Kjo që po ndodhë nga kolegët e opozitës është një mohim i të drejtës së deputetit. Pakica po e mohon shumicën. Të gjithë deputetëve duhet t’iu lejohet mundësia të paraqesin qëndrimet dhe shqetësimet e tyre”, tha Grabovci.

Ky nuk ka harruar që ta lavdërojë kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli për qëndrimin siç tha ai dinjitoz në mbrojtje të institucioneve.