Grabovci i lumtur për seancën e sotme

E publikuar: 15/03/2016 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci është shprehur i lumtur për seancën e sotme.

Ai pas kësaj seance ka thënë se sot parlamenti ka pasur njëseancë normale dhe që beson se në të ardhmen do t ë kthehet normaliteti në Kuvend.

Grabovci ndër të tjera ka ftuar opozitën që të jetë pjesë e legjislativit për të dhënë kontributin e vet.

“ Po shihet se sot kishim seancë një seancë të normales. Besoj se në të ardhmen do të kthehet normalitetit. I bëj thirrje opozitës të vij në Kuvendit dhe të jap kontributin e saj, jemi të gatshëm që nëpërmjet debatit ti diskutojmë gjitha çështjet. Dhuna nuk ka sjellë asgjë vetëm shqetësim tek  qytetarët e Republikës dhe partnerët tanë ndërkombëtar.

Mbështetja e SHBA-së duhet të vlejë dhe duhet ynë jetë garanci për qytetarët e Republikës. Kosova ka vuajtur mjaftë nën regjimin e lindjes” ka thënë Grabovci.