Grabitje në një market në Prishtinë

E publikuar: 01/01/2016 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë në Prishtinë tre persona të armatosur kanë hyrë në një lokal në Prishtinë, ku kanë marr para të gatshme dhe mall në vlerë qindra euro.

Sipas pronarit, i cili ka paraqitur rastin në polici, të dyshuarit ishin të armatosur me dy armë të shkurtra dhe një AK-47, ku kanë grabit 500 euro para të gatshme dhe 300 euro mbushje për telefona.
Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.