Grabitet me armë një bankë në Shqipëri

E publikuar: 20/05/2015 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Filiali i një banke të nivelit të dytë në Rrugën e Kavajës në Tiranë ka rënë pre e grabitjes. Nga të dhënat e para mësohet se, banka është grabitur nga dy persona të armatosur.

Në momentin e grabitjes, ata mbanin kapele në kokë dhe syza. Ende nuk ka asnjë të dhënë mbi shumën e grabitur.

Po kjo degë e kësaj banke private është grabitur dhe në gusht të vitit 2010, ku persona të maskuar arritën të merrnin 350 mijë lekë të reja.

Ndërkohë, mësohet se forca të policisë janë vënë në ndjekje të grabitësve, ndërsa ekspertë të tjerë të policisë ndodhen në ambientet e bankës për të hetuar mbi këtë grabitje.