Grabitet me armë banka “TEB” në Prishtinë

E publikuar: 05/02/2019 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 15:00, është grabitur një bankë nën kërcënimin e armëve.

Lajmi.net mëson se është grabitur korporata (filiali) kryesore e bankës “TEB” në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në Çagllavicë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë e cila është identifikuar nga ana e policisë.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar  të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre