Gota dhe karrigia lëvizin vet, dera mbyllet pa u prekur nga askush – familjarët mendojnë se po ndiqen prej fantazmave (Video)

E publikuar: 08/05/2018 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familjarët që banojnë në një shtëpi në Kent të Anglisë, kanë vënë kamera në shtëpi, nga frika se po ‘ndiqen prej demonit’ shkaku i aktiviteteve të pazakonta që po u ndodhin. Madje, ata po i ndjekë një poltergeist – fantazma me aftësi të lëvizë gjërat.

Robert, Pauline dhe i biri tyre Barry, që nuk zbulojnë mbiemrin, nga frika se mund të bëhen shënjestër e ndjekësve të fantazmave, jetojnë në të njëjtën shtëpi për dhjetë vjet, transmeton Telegrafi.

Por, në gjashtë vitet e fundit, në ambientet e brendshme po ka ndodhi të papërshkrueshme, kryesisht në dhomën e 33-vjeçarit dhe rreth tij.

Shkaku i rrëfimeve të tyre, familjarët dhe miqtë më nuk po i vizitojnë, duke bërë që Robert të instalojë në fillim të këtij viti kamerat, për të kapur shpirtin e pretenduar.

Pamjet e filmuara, tregojnë lëvizjen e gotës, rënien e pecetës, largimin e karriges, si dhe derën që mbyllet pa u prekur nga askush, në mesin e shumë aktiviteteve rrëqethëse.

Ata kërkojnë nga njohësit e aktiviteteve paranormale një shpjegim, pasi kanë frikë për fatin e tyre në atë shtëpi. /Telegrafi/