Gorbaçov: Bota ende e rrezikuar nga lufta bërthamore, Obama Putin të mësojnë nga e shkuara

E publikuar: 10/08/2015 00:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një intervistë të Spiegel, ish¬lideri sovjetik Mikail Gorbaçov diskuton mbi moralin dhe politikën në epokën bërthamore, kriza në marrëdhëniet ruso¬amerikane dhe friken e tij se arma atomike do të përdoret një ditë.
Kur ju nisët bisedimet me presidentin amerikan Regan, për reduktimin e ndërsjelltë të mbushjeve bërthamore, e besonit sinqerisht se mund të arrinit një botë pa armë bërthamore?

Ne nuk shpallëm si qëllim madhor, një botë pa armë bërthamore – ne gjithashtu patëm edhe synime konkrete të përkohshme. Përveç kësaj, ne aspiruam për shkatërrimin e armëve kimike, dhe tashmë ky objektiv është pranë realizimit të plotë. Kufizimi i armëve konvencionale, ishte gjithashtu në axhendën tonë. Kjo ishte e gjitha e lidhur pazgjidhshmërisht, me normalizimin e marrëdhënieve mes nesh. Ne donim të lëviznim, nga konfrontimi tek bashkëpunimi. Kemi arritur shumë, dhe kjo tregon se qasja ime ishte plotësisht realiste.

Shumëkush ju akuzoi për përdorimin e kërkesës tuaj, si një taktikë për ta paraqitur Bashkimin Sovjetik, si një shtet paqedashës…

Jo, nuk ka pasur asnjë propagandë të tillë dhe s’kishte kurrëfarë taktike. Ishte e rëndësishme t’i largoheshim humneres bërthamore, drejt së cilës po marshonin vendet tona, kur SHBA stacionoi qindra raketa bërthamore me rreze te mesme në Evropë.

Pse negociatat mbi raketat balistike, ishin shumë më të vështira, sesa ato mbi raketat me rreze të ndërmjetme?

Në Rejkjavik të Islandës, në tetor 1986, Regan dhe unë ramë dakord jo vetëm mbi planin për eliminimin e raketave me rreze të ndërmjetme, por edhe për përgjysmimin e numrit të raketave ndërkontinentale. Por Regani u dorëzua, përballë rezistencës së fortë nga ana e skifterëve në administratën amerikane. Kjo situatë vazhdoi nën presidencën e Bushit të vjetër, kështu që në fund, ne nënshkruam traktatin vetëm në verë të vitit 1991. Me armët strategjike me rreze të gjatë, kishte edhe debate të natyrës teknike. Dhe pastaj ne gjithashtu, kishim probleme me mbrojtjen nga raketat.

A ka pasur në fakt rezistencë ndaj politikës tuaj të ç’armatimit, në gjirin e elitës sunduese sovjetike?

Çdo anëtar i udhëheqjes në atë kohë, e kuptoi rëndësinë e çarmatimit. Të gjithë politikanët kryesorë kishin përvojë, dhe një pamje të kthjellët të gjërave. Këtu kam parasysh ministrin e Jashtëm Andrei Gromkyo… … që kishte pseudonimin “Zoti Jo” në Perëndim, për shkak të linjës së ashpër negociuese… Si të gjithë të tjerët, edhe ai e kuptoi sesa e rrezikshme ishte gara e armëve. Ne në kupolën drejtuese ishim të bashkuar asokohe, për dhënien fund të asaj gare. A mund të arrihet sot synimi i një bote të lire nga armët bërthamore?

… që kishte pseudonimin “Zoti Jo” në Perëndim, për shkak të linjës së ashpër negociuese…

Si të gjithë të tjerët, edhe ai e kuptoi sesa e rrezikshme ishte gara e armëve. Ne në kupolën drejtuese ishim të bashkuar asokohe, për dhënien fund të asaj gare.

A mund të arrihet sot synimi i një bote të lire nga armët bërthamore?

Eshtë një kauzë e drejtë në çdo rast. Armët bërthamore janë të papranueshme. Fakti që ato mund të fshijnë tërësinë e qytetërimit, i bën veçanërisht çnjerëzore. Armë të tilla, nuk kanë ekzistuar kurrë më parë në histori, dhe s’mund të lejohet të ekzistojnë në të ardhmen. Nëse ne nuk do të shpëtojmë prej tyre, herët a vonë ato do të përdoren.

Vitet e fundit kanë shfaqur në skenë disa fuqi të reja bërthamore…

Kjo është arsyeja, pse s’duhet të harrojmë se eliminimi i armëve bërthamore, është detyrimi i çdo vendi që ka nënshkruar Traktatin për Mospërhapjen e Armëve. Edhe pse Amerika dhe Rusia, kanë nga arsenalet më të mëdha në dispozicion të tyre.

Çfarë mendoni për teorinë e shpesh­cituar, se shkatërrimi reciprokisht i sigurtë i pengon luftërat bërthamore?

Ka një logjikë të rrezikshme në këtë teori. Këtu shtrohet një tjetër pyetje:Nëse 5 apo 10 vende, lejohen të kenë armë bërthamore, atëherë pse s’mund të bëhen 20 apo 30? Sot, vetëm pak vende kanë parakushtet teknike për të ndërtuar armë bërthamore. Alternativa është e qartë:Ose ne do të shkojmë drejt një bote pa armë bërthamore, ose duhet të pranojmë se armët bërthamore do të vazhdojnë të përhapen, hap pas hapi, në të gjithë globin. Dhe a mund imagjinojmë realisht një botë pa armë bërthamore, nëse një vend i vetëm grumbullon aq shumë armë konvencionale, saqë buxheti i saj ushtarak pothuajse ia kalon të gjitha vendeve të tjera të marra së bashku? Nëse armët bërthamore eleminohen, ky vend do të gëzojë epërsi totale ushtara

Jeni duke folur për SHBA­në?

Këtë e thoni ju. Eshtë një pengesë e pakapërcyeshme, në rrugën drejt një bote pa armë bërthamore. Kjo është arsyeja, pse ne duhet të vendosim sërish demilitarizimin në axhendën e politikës ndërkombëtare. Ajo duhet të përfshijë një reduktim të buxheteve ushtarake, moratorium mbi zhvillimin e llojeve të reja të armëve, si dhe ndalimin e militarizimit të hapësirës. Përndryshe, bisedimet drejt një bote pa armë bërthamore, do të jenë pak më shumë sesa fjalë boshe. Bota kësisoj do të bëhet më pak e sigurtë, më e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme. Gjithkush do të humbasë, duke përfshirë edhe ata që tani kërkojnë të dominojnë botën.

A ekziston rreziku i një lufte ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të krizës në Ukrainë?

Ne kemi arritur në një udhëkryq, në marrëdhëniet mes Amerikës dhe Rusisë. Shumëkush tashmë po flet për një Luftë të re të Ftohtë. Bisedimet midis dy fuqive, mbi problemet e rëndësishme globale, janë praktikisht të ngrira. Kjo përfshin edhe çështjen e ç’armatimit bërthamor. Besimi, kapitali të cilin punuam aq shumë për ta ndërtuar, është shkatërruar.

A besoni se ekziston rreziku i një lufte bërthamore?

Unë jam shumë i shqetësuar. Gjendja aktuale e gjërave, është e frikshme. Fuqitë bërthamore, kanë ende mijëra mbushje bërthamore. Armët bërthamore, janë ende të stacionuara në Evropë. Ritmi i reduktimit të stoqeve, është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme. Ne jemi dëshmitarë të fillimit të një garë të re armatimesh. Militarizimi i hapësirës, është një rrezik real.

Rreziku i përhapjes bërthamore, është më i madh se kurrë më parë. Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Provave Bërthamore, nuk ka hyrë në fuqi, kryesisht për shkak se amerikanët nuk e ratifikojnë atë. Kjo do të ishte shumë e rëndësishme

A mendoni se Rusia edhe një herë do të fillojnë të përdorë kapacitetin e saj bërthamor, si një mjet negocimi në marrëdhëniet ndërkombëtare?

Ne duhet ta shohim çdo gjë në kontekstin e vet. Për fat të keq, formulime të tilla janë rishfaqur në doktrinat ushtarake të fuqive bërthamore, që përfaqësojnë një rikthim në gjuhën e para deklaratës sovjeto­amerikane të vitit 1985. Ne kemi nevojë për një deklaratë të re, ndoshta nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që të ripohojë se lufta bërthamore është e papranueshme, pasi ajo nuk njeh fitues.

A nuk është një botë pa armë bërthamore, vetëm një ëndërr e bukur?

Pavarësisht sesa e vështirë është gjendja, ne nuk duhet të biem në panik. Në mes të viteve ‘80, nuk kishte asnjë grup njerëzish që mendonin se treni për në ferrin atomik ishte i pandalshëm. Por pastaj kemi arritur shumë, në një hapësirë shumë të shkurtër kohe. Mijëra mbushje bërthamore u shkatërruan, dhe disa lloje armësh bërthamore si raketat me rreze të ndërmjetme, u asgjësuan. Ne mund të jemi krenarë për këtë. E arritëm të gjithë së bashku. Ky duhet të jetë një mësim për liderët e sotëm:për Obamën, Putinin dhe Merkelin. /Tema/