GoPro prezantoi kamerën e re të aksionit Hero6

E publikuar: 28/09/2017 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në një aktivitet në San Francisco, CEO i GoPro prezantoi gjeneratën e ardhshme të kamerave Hero të aksionit, Hero6.

Kamera është në shitje nga dita e sotme për 499 dollar. Pamja nuk ka ndryshuar shumë krahasuar me gjeneratën e kaluar dhe ndryshimet kryesore janë në brendësi të saj.

Hero6 realizon video 4K me 60 frekuenca në sekond, 2.7K me 120 frekuenca në sekond dhe 1080p me 240 frekuenca në sekond. Hardueri i ri shton gjithashtu zmadhimin dhe fokusin me anë të prekjes.

Ekzekutivi i kompania shpenzoi goxha kohë duke folur për procesorin GP1 të kamerës dizajnuar nga vetë kompania. Sipas tij ky procesor vendos limite të reja jo vetëm në foto dhe video por edhe inteligjencën artificiale.

Kompania gjithashtu prezantoi ca përditësime të softuerit të dronit Karma i cili do të ketë mbështetje për Hero6. Karma do të pajiset edhe me një gjurmues GPS.

Hero6 është rezistent ndaj ujit, me materiale të forta për tu rezistuar përplasjeve dhe qëndron përsëri i vogël. /PCWorld Albanian