GoPro Fusion është kamera e parë 360 gradësh për masat

E publikuar: 30/09/2017 05:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krahas Hero6, GoPro prezantoi ditën e Enjte një tjetër kamër aksioni. Bëhet fjalë për modelin 360 gradësh Fusion i aftë të realizojë foto dhe video me kënd 360 gradë.

Fusion gjithashtu vjen me stabilizim optik të imazhit, audio hapësinore dhe mund të përdoret nën ujë.

Kompania Amerikane kishte nevojë për një produkt “hit” për ti mbijetuar rënies prej 28 muajsh ku ishte krijuar një deficit prej 506 milion dollarësh.

Megjithatë në muajin Gusht kompania kishte 150 milion dollar rezervë. Problemi kryesor kanë qenë shitjet e dobëta dhe shpenzimet e larta në kërkim dhe zhvillim për të ringjallur markën.

Nëse produktet e reja nuk funksionojnë, atëherë ata duhet të shkurtojnë shpenzimet.

Në të kaluarën GoPro ofronte një konfigurim kamerash në formë sferike quajtur Omni përbërë nga 6 kamera po që kushtonte 4,999 dollar.

Fusion do të kushtojë 699 dollar dhe del në shitje në Nëntor. Pajisja ka dy lente dhe mund të regjistrojë video 5.2k 360 gradë me 30 frekuenca në sekondë dhe 3K me 60 frekuenca në sekondë.

Ajo funksion në ujë në thellësi 5 m, pranon komanda zanore në 10 gjuhë dhe ofron stabilizim optik të imazhit. /PCWorld Albanian