Google zgjeron infrastrukturën cloud, ndërton kabllo të reja optike nënujore

E publikuar: 17/01/2018 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google tha ditën e Mërkure se do të zgjeronte infrastrukturën cloud në pesë rajone të reja dhe do të ndërtonte 3 kabllo të reja optik nënujore për konsumatorët cloud.

Kompania e cila ka investuar 30 miliard dollarë në infrastrukturë në tre vitet e fundit, tha se rajonet e para të reja që do të hapen janë ai i Hollandës dhe Montrealit në Kanada ndjekur nga Los Angeles, Finlandë dhe Hong Kong.

Në planet e kompanisë janë edhe tre kabllo optike nënujore që do të finalizohen në 2019-ën.

Curie do të lidhë Kilin me Log Angeles, Havfrue do të lidhës Shtetet e Bashkuara me Danimarkën dhe Irlandën ndërsa i fundit do të lidhë Hong Kong-u me ishujt Guam.

Janë kabllot optike të cilat mbajnë 90% të trafikut global të internetit. Google ka investime direkt në 11 kabllo optike nënujore. /PCWorld Albanian