Google zbulon tjetër problem sigurie në Google+

E publikuar: 11/12/2018 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google vijon të ketë probleme me ruajtjen e informacionet personale në shërbimin Google+ çka bëri të kompania të përshpejtonte procesin e mbylljes së rrjetit social shumë pak të përdorur i krijuar për të konkurruar me Facebook.


Një problem sigurie ekspozoi emrat, adresat e e-mail-it, moshën dhe informacionin personal të 52.5 milion përdoruesve të Google+ muajin e kaluar bindi gjigandi e motorit të kërkimit se koha i ka kaluar këtij shërbimi.

Google+ tashmë do të mbyllet në Prill dhe jo Gusht të 2019-ës.


Është hera e dytë që Google mëson rreth një aksesi të paautorizuar në profilit e Google+.

Në Tetor kompania gjeti një problem sigurie që preku 500,000 përdorues.

Këtë kompania e bëri publike me shpejtësi lajmin ndryshe nga sa kishte vepruar me të kaluarin.

Ashtu si Facebook, Google gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave duke shitur reklama bazuar në interesat, zakonet dhe vendodhjet e njerëzve. /PCWorld Albanian