Google zbulon problem kritik sigurie në Mac përpara përditësimit

E publikuar: 05/03/2019 00:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projekti Zero i Google edhe njëherë tjetër provoi të jetë një thikë me dy prerëse. Kompania detajoi një problem të lartë sigurie në kernelin e macOS i cili lejon përdoruesit të modifikojnë sistemin.

Apple ka nisur punën për një përditësim por zbulimi përpara mbërritjes së këtij të fundit mund të lërë përdoruesit e Mac të hapur përballë sulmeve.

Publikimi i një problemi kaq kritik sigurie në një moment që nuk duhet vjen si rezultat i mënyrës sesi Projekti Zero funksionon.

Google njoftoi Apple rreth problemit në Nëntor të 2018-ës por politikat 90 ditore të zbulimit do të thotë se kompania jep informacion rreth problemi pasi afati të ketë përfunduar edhe nëse kompania në fjalë nuk e ka adresuar.

Ndërsa kompania ofron një shtyrje 14 ditore për kompanitë që nuk arrijnë në kohë të adresojnë problemet, Apple nuk u kualifikua për këtë rast.

Nuk dihet sesa lehtë mund të shfrytëzohet problemi. Gjithashtu ju duhet të jenë të kujdesshëm rreth faqeve që vizitoni dhe të dhënave të shkarkoni.

Një sulm i suksesshëm në teori mund të bëjë ndryshime serioze në sistemin operativ dhe ju mund të mos e mësoni kurrë dëmin që ju është bërë në kohë. /PCWorld Albanian