Google zbulon një problem sigurie në shfletuesin Edge përpara se Microsoft ta adresonte

E publikuar: 20/02/2018 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft dhe Google janë rivalë të përhershëm dhe këtë rivalitet të ashpër e kanë konfirmuar të paktën dy dekada.

Mosmarrëveshjet e tyre janë prezent edhe në sigurinë e produkteve respektive të cilat janë shtuar në vitet e fundit.

Google thelloi krizën këtë javë kur zbuloi një problem sigurie në shfletuesin Microsoft Edge përpara se një përditësim të ishte i disponueshëm.

Sipas Google, gjigandi i motorit të kërkimit ka zbuluar problemin e sigurisë në Nëntor të vitit të kaluar dhe kishte dhënë afat 90 ditë për adresimin e tij.

Google gjithashtu kishte shtyre afatin edhe me 14 ditë të tjera që Microsoft të publikonte përditësimin sipas axhendës të gjigandit të sistemit operativ.

Kjo pritet të acarojë më tej Microsoft-in. Ai sulmoi Google në Tetor të vitit të kaluar, pasi kishte zbuluar një problem në Chrome dhe mbajtur të fshehtë deri sa Google e adresoi.

Në zemër të problemeve është politika 90 ditore e Google. Pas këtij afati kompania bën publike problemin e sigurisë dhe përjashtimet janë të pakta.

Në 2016-ën Google publikoi një problem sigurie në Windows vetëm 10 ditë pasi kishte raportuar tek Microsoft.

Të vetmet përjashtime të Google ishin Meltdown dhe Spectre. Ishin inxhinierët ata të cilët zbuluan problemet në procesorët Intel, AMD dhe ARM por e bënë publike vetëm pas 7 muajsh. /PCWorld Albanian