Google u thotë jo “crypto-miners” në Play Store

E publikuar: 28/07/2018 05:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google përditësoi ditën e sotme politikat e Play Store duke ndaluar disa kategori aplikacionesh e në mesin e tyre crypto-minerat dhe aplikacione me reklama shqetësuese.

Gjigandi i motorit të kërkimit tha se aplikacionet për gërmimin e monedhave kriptografike do të jenë të ndaluara por ata që menaxhojnë këtë proces lejohen.

Pak javë më parë një qëndrim të ngjashëm adoptoi edhe Apple.

Gjithashtu do të përjashtohen edhe aplikacionet të cilat kopjojnë dhe ofrojnë eksperiencë të ngjashme me një tjetër që ekziston në platformë.

Ata do të fshihen nëse kopjojnë përmbajtjen nga një aplikacion tjetër.

Në radhë për tu ndaluar janë edhe aplikacionet që shërbejnë për shitjen e armëve të zjarrit apo aksesorëve të tyre.

Së fundi Play Store do të ndalojë aplikacionet të cilat thonë se mund të përdoren edhe nga fëmijët por kanë përmbajtje për të rritur. /PCWorld Albanian