Google Translate shton 20 gjuhë të tjera tek aplikacioni për përkthimin e tekstit me foto apo video

E publikuar: 01/08/2015 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aplikacioni Google Translate për pajisjet iOS dhe Android do të marrë një përditësim madhor në ditët në vazhdim. Së pari, Google ka shtuar 20 gjuhë të tjera tek veçoria e aplikacionit për përkthimin e videove në kohë reale. Kjo veçori e re ju lejon që të vendosni kamerën e telefonit tek teksti që doni të përktheni dhe ajo e transformon direkt përmbajtjen në gjuhën tuaj.

Veçoria funksionon tani me 27 gjuhë. Gjuhët e para ishin anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, gjuha italiane, portugeze, ruse dhe spanjishtja, ndërsa versioni i ri ka shtuar bullgarishten, katalanase, kroatishten, çeke, daneze, holandeze, filipinase, hindi, hungarishten, indonezishten, lituanishten, norvegjezen, polonishten, rumanishten, sllovakishten, suedishten, thai, turqishten dhe gjuhën ukrainase.

Google ofron gjithashtu veçorinë Word Lens, një mjet i ri përkthimi me foto. Kjo veçori funksionin si tek aplikacioni i përkthimit të Microsoft-it për pajisjet mobile, i cili përkthen fjalët e shkruara nga një gjuhë në një tjetër. Nëse jeni në një restorant në Paris dhe ju duhet të përktheni artikujt e menusë në anglisht, Google Translate do t’ju ndihmojë. Thjesht aktivizoni veçorinë brenda aplikacionit, drejtojeni kamerën tek menuja dhe Google merret me pjesën tjetër. Kjo veçori funksionon me 37 gjuhë. Aplikacioni mundëson gjithashtu përkthimin e gjuhës së folur në kohë reale në 32 gjuhë të ndryshme.